Për të gjithë personat e punësuar, pagesa e kontributeve është një pjesë shumë e rëndësishme e sigurisë financiare dhe garancisë për pensionin. Por a jua paguan punëdhënësi juaj detyrimet që mbahen çdo muaj nga paga juaj?

Këtë mund ta kontrolloni online përmes portalit unik qeveritar E-Albania. Kjo është një mundësi që ju jepet përmes shërbimi: “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”(https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429), mundëson për çdo qytetar të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit. Kujdes: Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011.

Regjistrohuni/identifikohui në portal si qytetar dhe kërkoni shërbimin që ofrohet menjëherë. Mos neglizho, me E-Albania ju mund të kontrolloni kontributet!

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet e nevojshme për të kontrolluar në portal kontributet e deklaruara duhet të keni dokumentin:

-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

-Regjistrohuni si qytetar në portal

-Zgjidhni shërbimin “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”

-Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin “Afisho”. Ky shërbim mund të merret menjëherë dhe kostoja e marrjes së shërbimit ofrohet menjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here