Bulqizë, ngrica në rrugë

Ulja e temperaturave deri në -7 gradë është shoqëruar me reshje dëbore dhe ngrica në rrugë në Bulqizë.

Ndërkohë, trashësia e dëborës në qytet ka shkuar 5 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë trashësia e dëborës ka shkuar 15 deri në 20 cm.

Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet me ngrica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *