Shpërblimet e pensionistëve për festa e fundvitit do të shpërndahen nga Posta Shqiptare. Kjo e fundit në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore kanë nënshkruar një marrëveshje për shpërndarjen e shpërblimeve.

Sipas grafikut, të gjithë përfituesit e këtij shpërblimi, duke filluar nga 15 dhjetor deri më datë 30 dhjetor 2017 do të marrin shpërblimin pranë zyrave postare. Sa u përket pensionistëve që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor.

Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20.12.2017. Nga ky vendim do të përfitojnë mbi 648 mijë persona që marrin pension apo që trajtohen me pagesa të veçanta sipas parashikimeve të ligjit. Të gjithë personat  që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2018.

GRAFIKU I PAGESAVE 

  • Më datë 15 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017.
  • Në datën 18 dhjetor do te tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.
  • Në datën 19 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.
  • Në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.
  • Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.
  • Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.
  • Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët qe tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.
  • Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ata që e kane tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.
  • Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.
  • Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.
  • Në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe raste te tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
  • Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 20 dhjetor e në vazhdim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here