Në mungesë edhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, seanca e kësaj të enjteje në Kuvend nisi me interpelancën e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë.

Braçe ngriti akuza, duke thënë se Ministria e Bujqësisë ka lidhur kontratë me shoqërinë “Balili”.

“Kontrata është e lidhur për 90.4 hektarë tokë. Kjo kontratë për këtë sipërfaqe toke është në emër të një të afërmi të Klement Balilit, një 21 vjeçari. Pronat e Balilit janë vënë nën sekuestro, por këto kontrata nuk janë zgjidhur. Investimet e premtuara në kontrata nuk janë kurrë në trendin e 120 mln dollarëve. Politika ka degraduar në një qokë kriminale”, tha Braçe.

Ndërkohë, ministri Peleshi tha se ka nisur një proces auditimi për të parë të gjitha kontratat e tokave bujqësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here