Mosdeklarimi i “financave” – KQZ gjobit 7 parti ndër to edhe tre partitë më të mëdha në vend

0
3

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka penalizuar për mosdeklarim të shpenzimeve në fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit shtatë parti që morën pjesë. Penalizimit nuk i kanë shpëtuar as tre partitë kryesore në vend.

Kështu Partia Socialiste, Partia Demokratike, LSI, PSD dhe PAD janë penalizuar me nga një milionë lekë për mos deklarimin e financave të përdorura për fushatën zgjedhore.

Në mbledhjen e zhvilluar nga KQZ e cila është shoqëruar nga debate të shumta janë gjobitur edhe PDIU dhe SFIDA me nga dy milionë lekë.

Sipas KQZ partitë që u gjobitën nuk kanë paraqitur raport për shpenzimet e tyre financiare gjatë fushatës zgjedhore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here