Lajm i mirë për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, ja çfarë ndodhi në Paris!

0
6

 

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është bërë anëtari më e ri i Këshillit Evropian të Urdhërave të Mjekëve. Prej vitesh, ky Urdhër ka pasur rolin e vëzhguesit në këtë Këshill. Por, në datat 7- 8 dhjetor, në mbledhjen e përhershme të Këshillit Evropian të Urdhërave të Mjekëve, në Paris, u votua që Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë të bëhej anëtari më i ri me të drejta të plota.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Dr. Fatmir Brahimaj, gjatë fjalës së tij, tha se ky vendim respekton vlerat e profesionit të mjekut.

“Vendimi i sotëm më respekton duke më bërë të barabartë me ju. Profesioni ynë, më shumë nga çdo pjesë tjetër e shoqërisë vlerëson bashkëpunimin midis vendeve. Ne, mjekët dimë të ofrojmë dhe të marrim nga njëri tjetri gjithçka është pozitive. Sot nëpërmjet këtij shembulli, ju i dhatë një mësim edhe pjesës tjetër të shoqërisë, sidomos politikës, se me vullnet të mirë kapërcehen pengesat në bashkëpunimin midis nesh. Vendi im ka një ëndërr për të qenë pjesë e barabartë e Evropës. Ky është një proces i vështirë që kërkon përpjekje, mund, por edhe kurajo për të mposhtur skeptikët. Arritja e sotme e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë i frymëzon të gjithë institucionet e vendit tim duke ju thënë: yes we can”, u shpreh Brahimaj.

Këshilli Evropian i Urdhërave të Mjekëve (CEOM) ka si qëllim të promovojë brenda Bashkimit Evropian dhe Shoqatës së Tregtisë së Lirë Evropiane, ushtrimin e mjekësisë të një cilësie të lartë, në respekt të nevojave të pacientëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here