Kryeministri Edi Rama ka premtuar që brenda këtij mandati qeveritar do të zgjidhë çështjen e titujve të pronësisë. Rama dha garancinë se eksperienca është e mjaftueshme dhe do të jetë e mjaftueshme edhe kurajoja për t’i parë gjërat në sy dhe për të mos harxhuar asnjë qindarkë të buxhetit të shtetit për populizëm dhe për të larë gojën në funksione elektorale.

Ai theksoi se subvencionet e shpërndara në thërrime janë vetëm riciklim i të njëjtës situatë nga ku fermeri nuk del dot i vetëm.

“Është sponsorizim i vetmisë së fermerit” nënvizoi Rama.

Rama: Për shumë vite është nguruar në mos nuk është menduar fare si të adresohen disa probleme që vazhdojnë e përsëriten, pse shitet lirë? Ka një arsye dhe nuk është shteti që mund të përcaktojë çmimet, i përcakton tregu.Por mekanizmat që çojnë në çmime të arsyeshme nuk mund të ndërtohen nëse shteti përpiqet ta ketë mirë me të gjithë.

Së pari, duhet dhe besoj se ne do ta zgjidhim këtë katërvjeçar çështjen e titujve të pronësisë në bujqësi. Titujt e pronësisë mbi tokën kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes por tanimë duhet të kalohet në fazën e zbatimit të plotë të ligjit dhe pajisjen e të gjithë atyre që disponojnë tokën në bazë të ligjit me titullin e pronësisë.

Së dyti, duhet të përmbyllim përfundimisht ujitjen dhe kullimit. Është fatkeqësi poltike që pas çerek shekulli jemi mbrapa në raport me ku ishim para çerek shekulli tek ujitja dhe kullimi. Do të vazhdojmë punën për garantimin e ujitjes në çdo hektar tokë bujqësore.Do avancojmë dhe një projekt të ri për mbrojtjen e tokës duke adresuar të gjitha pikat problematika që janë identifikuar gjatë përmbytjeve dhe duke marrë masa për të garantuar të ardhmen me shumë më tepër fuqi mbrojtëse sesa çkemi sot.

Së treti, duhet të bëjmë shumë më tepër për të bërë të qartë se pjesa që shteti financon drejtëpëdrejtë është vetëm njëra prej mundësive të financimit. Me këtë pjesë do financojmë vetëm ato kultura që janë identifikuar si kultura me dobi në funksion të suksesit. Kush do të kërkojë financim duhet të ndjekë këtë politikë. Shteti nuk mund të detyrojë askënd që të mbjellë dhe kultivojë atë që ai dëshiron por shteti duhet dhe do të imponojë një politikë që nxit më shumë eksportet dhe që garanton ato kultura që na sjellin më shumë sukses. Do fuqizojmë politikën e financimit për ata që ajnë të bashkuar në shitje. Nësë nuk bashkohen në shitje fermerët do të vazhdojnë të vuajnë diversionin dhe çmimin e ulët për shkak të vetmisë apo pafuqisë së tyre.

Së katërti, duke përfshirë fuqimisht pushtetin vendor në këtë proces, duke garantuar ndërveprim mes qeverisë, pushtetit vendor dhe feremërve dhe duke aksesusar së bashku fondet në dispozicion nga burimet alternative, kam parasysh Fondin e Garancisë Kombëtare, ne mund të rritim kapacitetin financues të bujqësisë. Nëse shohim vetëm fondet e buxhetit të shtetit jemi larg.

Duke folur në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë, Rama tha se qeveria nuk do të humbasë më kohë duke dhënë lëmosha për këtë sektor.

Rama: Kemi humbur shumë vite duke dhënë lëmosha, duke subvensionuar në atë masë modeste fondesh faktikisht riciklimin e prapambetjes dhe duke mos mbështetur ato pika kyçe që vetëpërpjekja për sukses ka krijuar në territor. Nuk duam që të humbasim kohë më shumë se është humbur, duam të fillojmë një rrugë që e nisëm mandatin e e shkuar por që ka nevojë të thellohet duke ndarë qartazi dhe prerazi të shkuarën nga e ardhmja me këndvështrimin e  fokusuar tek suksesi dhe lëmosha, duke e bërë të qartë se shteti nuk është këtu për të shpëndarë lëmosha dhe për të thërmuar ato fonde të pamjaftueshme që ka në dispozicion, por që përmes fondeve të pamjaftueshme të financojë suksesin dhe përmes tij të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here