Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Diasporës nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për remitancat.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ky është vetëm hapi i parë i një platforme zhvillimore për fuqizimin dhe përdorimin sa më efektiv të remitancave.

Sejko: E vlereësoj si hapin e parë të domosdoshëm të një platformëe zhvillimore për fuqizimin dhe përdorimin më efektiv të remitancave. Ka ardhur të koha tregojmë më shumë kujdes, vlerësim dhe mirënjohje për ata dhjetra mijëra bashkëatdhetarë që mes sakrificash të shumta vazhdojnë të kontribuojnë në mirëqënien e kombit tonë, duke sjellë një pjesë të kursimeve pranë familjeve të tyre. Inkurajojmë të gjithë industrinë bankare dhe aktorët e tjerë të sistemit financiar që të kontribuojnë në këtë inciativë me vizion dhe produkte konkrete për vetë faktin se ju mund të luani një rol të veçantë në mobilizimin sa më efikas të remitancave.

Ndërsa Ministri Majko nënvizoi rolin e sistemit bankar në vend në këshillimin e diasporës për të parë mundësitë reale për investim në Shqipëri.

Majko: Tregu bankar është krenaria e Shqiërisë për stabilitetin e vet. Kjo tryezë është vetëm vlerësim dhe besoj të shërbejë në një dialog që i shërben atij dhe forcimit të tij.Tregu bankar është fillimi dhe fundi i konkluzionit të krijimit të një ambienti të favorshëm në vendlindje për diasporën shqiptarë. Ofrimi i informacionit për mundësitë e investimeve në vendlindje shë shërbimet bankare janë ftesa për të ardhme të ndryshme ekonomike. Anëtarët e diasporës duhet të jenë në gjendje të investojnë në Shqipëri nën këshillat e ftohta të sistemit bankar. Qeveria nuk mund ta zëvëendësojë partneritetin e përkohshëm të saj me këshillën gjakftohtë dhe afatgjatë që vjen nga tradita bankare.Jam shpresëplotë se në të ardhmen ky takim do të ndryshojë drejtim.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here