Bujqësia do të kthehet në një sektor që drejtohet nga mekanizmi i kërkesë-ofertës. Sot në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë, ministri Niko Peleshi ka thënë se tre objektivat kryesorë janë konkurrueshmëria, ushqimet e sigurta si dhe diversifikimi i të ardhurave të fshati.

Peleshi tha se skema e re e bujqësisë do të mbështesë agropërpunimin, agroturizmin, peshkimin dhe bujqësinë e të rinjve. Ai tha se shumë të rinj pasi kanë studiuar jashtë janë rikthyer në Shqipëri për të investuar në bujqësi, ndaj ministria do t’i ketë në fokus të veçantë.

I pranishëm në konferencë, Edi Rama tha se qeveria brenda këtij mandati do të mbyllë çështjen e titujve të pronësisë, ndërsa tha se subvencionet nuk do të shpërndahen më si lëmosha.

Ai u bëri thirrje të gjithë fermerëve që të bashkohen dhe të mbjellin kultura më të cilat mund të konkurrojnë në treg, pasi çmimi i fruta-perimeve vendoset nga mekanizmi i tregut të lirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here