Betimi i Harruar i Hipokratit – Nga Jak Simoni

0
12

Nga Jak Simoni

 

Në një shoqëri tërësisht në krizë morale nuk mbetet gjë tjetër veçse të rilexojmë me habi e kureshtje ndonjë shkrim të antikitetit ku spikasin virtytet më të larta. Anakronizëm, apo shkrime që nuk na shkon për shtat ti njohim! Nuk është lehtësisht e pranueshme se virtyti mësohet, por njohja e shkrimeve të tilla të dijetarëve të lashtë mund të lërë gjurmë në ndërgjegje, të paktën sa një pikë ujë në shkëmb. Krahas shkrimeve të filozofëve të lashtë mbi virtytet, i një rëndësie të veçantë është dhe Betimi i Hipokratit, cilësuar si shkrimi i parë i etikës profesionale. Krahas përgjegjësisë profesionale tek ky betim spikasin vlerat morale, përkushtimi e mbi të gjitha dedikimi profesional e njerëzor për të mirën e tjetrit.

(Hipokrati i njohur për permbledhjen Corpus hippocraticum të përbërë nga disa shkrime si Sëmundja e shenjte, Natyra e njeriut, Mjekësia antike etj.)
Megjithëse nuk është përcaktuar data e tij dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë dhe ndërhyrje të mëvonshme, ky përbën versionin origjinal:
Betohem për Apollon dhe Asclepion (mbret i lashtë, babai i dy mjekëve luftëtar figura e të cilit bëhet hyjnore ) dhe Igean (Personifikon shëndetin) e Panacean ( mendohej se ishte e aftë të shëronte çdo sëmundje), për të gjithë perënditë dhe perëndeshat, duke i thirrur dëshmitar, që të respektoj sipas forcave të mia e gjykimit tim, ketë betim dhe këtë pakt të shkruar. Kam stimë për mësuesin e këtij arti (profesioni) sa për prindërit e mi dhe do të bashkoj pronën time me të, e kur të ketë nevojë do të paguaj borxhin tim e pasardhësit e tij do ti konsideroj vëllezër, dhe do tu mësoj atyre këtë art, n.q.s dëshirojnë ta marrin, pa shpërblim dhe impenjim të shkruar; do të transmetoj mësimet e shkruara dhe verbale e çdo dije tjetër bijve të mi dhe bijve të mësuesit tim dhe nxënësve që kanë nënshkruar paktin dhe janë betuar ashtu siç bëjnë mjekët, por askujt tjetër. Do të ndihmoj të sëmurët sipas forcave të mia dhe gjykimit tim, por do të evitoj shkaktim dëmi apo padrejtësi.
Nuk do t’i jap askujt asnjë ilaç vdekjeprurës dhe n.q.s e kërkojnë, dhe nuk do të propozoj, kurrë, një këshillë të tillë: gjithashtu kurrë nuk do tu jap grave ilaçe që shkaktojnë abort. Do të ruaj të pastër dhe të shenjtë jetën dhe artin tim. Nuk do të operoj as atë që vuan nga sëmundja e gurit, por do t’ju lë vendin ekspertëve të kësaj praktike.
Në sa shtëpia do të hy, do të hy për të ndihmuar të sëmurët, duke mos shkaktuar padrejtësi apo dëm me dashje, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për akte erotike mbi trupat e grave dhe të burrave, të lirë apo skllevër. Gjithçka që do të dëgjoj apo do të shikoj duke ushtruar profesionin, dhe jashtë tij në raportet e mia me njerëzit, po të jetë diçka që nuk duhet të përhapet, do të hesht duke e mbajtur një sekret të thellë e të shenjtë.
N.q.s mbaj këtë premtim dhe nuk e shkel, le të gëzoj të mirat e jetës dhe të artit, konsideruar nga të gjithë e për gjithmonë i nderuar. N.q.s e prish dhe përbuz këtë pakt, le të më gjejë e kundërta e kësaj.
Që në ketë periudhë kishte nisur hapat e parë mjekësia dhe njëkohësisht çështjet etike që e karakterizojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here