Zef Preci: DEBAT PA DORASHKA MBI PUNESIMIN…

Opinion
Zef Preci

 

 

Si nxitje për këtë koment më shërbeu debati në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë rreth numrit të të punësuarve në ekonominë tonë kombëtare. Le të përpiqemi në vijim të hedhim dritë paksa mbi këtë tregues shumë të rëndësishëm të shëndetit të ekonomisë sonë kombëtare dhe kuptohet edhe të nivelit të mirëqenies së familjeve shqiptare.
Së pari, si burime zyrtare për numrin e të punësuarve duhen marrë jo vetëm deklarimet poltike të zyrtarëve të lartë të qeverisë, por edhe institucionet publike përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave mbi ekonominë e vendit. Në rastin konkret, burimi kryesor ka qenë dhe mbetet Instituti i Sigurimeve Shoqerore (ISSH). Në faqen e internetit të këtij institucioni janë publikuar raportet vjetore, të cilat si regull janë të mbështetura jo mbi evidenca operative, por mbi të dhëna kontabile që burojnë nga tatime-taksat, pra janë të dhëna te besueshme. Sipas këtij institucioni, situata gjatë dy viteve të fundit, paraqitet si vijon:
Raporti vjetor i i ISSH 2013 thotë shprehimisht: “Gjatë vitit 2013 numri mesatar i kontribuesve rezultoi 702,086 nga 651,614 që ishte gjatë vitit 2012, ose 7.7% më i lartë, me 50, 472 kontribues më shumë”.

Raporti vjetor i ISSH i vitit 2014 thotë shprehimisht: “Mund te themi se viti 2014 ka qenë vitit i parë, në 10 vitet e fundit, me ritmin më të lartë të rritjes së pagesës së kontributeve, me një rritje prej 19%, ose 93 394 kontribues më shumë se viti 2013”. Ndërkaq, në të njëjtin rapoport, në Pasqyrën “Statistika kryesore të sigurimeve shoqërore” për zerin “Kontribues (numër mesatar)” jepen këto të dhena: për vitin 2013 ishin 561169 vetë, ndërsa në vitin 2014 ky numër arriti ne 654563 persona…

Të dhenat si më siper po i përmbledh në një pasyrë më vete këtu më poshtë dhe sipas kësaj pasqyre në periudhen 2013-2016 (për vitin 2017 – shtesën e këtij viti- nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare të ISSH ende, madje as për gjashtëmujorin e parë të vitit. Si rezultat, shtesa e tre viteve (pa 2017-tën) rezulton të jetë gjithsej 66672 kontribues… Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për sektorin informal të ekonomisë, çdo reduktim i të cilit e bën edhe më të vogël shtesën e re të qytetarëve të zënë me punë gjatë kësaj periudhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *