Zbardhen propozimet në Kuvend / Kush janë 4 kandidatët zyrtarë për 2 vendet vakante në Autoritetin e Konkurrencës?

Aktualitet

 

Në Kuvend janë propozuar kandidaturat për 2 vendet vakante në Autoritetin e Konkurrencës. Vendet vakante janë krijuar si pasojë e përfundimit të mandatit të dy anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi ndaj edhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në cilësinë e komisionit përgjegjës për këtë institucion, do të marrë në shqyrtim propozimet e grupeve parlamentare me më shumë se 28 deputetë apo propozimet e 28 deputetëve të ndryshëm, të cilat duhet të paraqesin së paku dy kandidatura alternative për secilin vend vakant.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në mbledhjen e tij të datës 10 nëntor ka bërë njoftim grupeve parlamentare që të propozojnë kandidaturat e tyre alternative për secilin nga dy vendet vakante.

Në këto kushte, 28 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvend kërkesën e firmosur sëbashku me kandidaturën përkatëse.

Kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë Adriana Berberi dhe Ornela Shqarr.

Po ashtu, edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë  propozimin zyrtar të firmosur nga 28 deputetë. Referuar kërkesës së depozituar në Kuvend, kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike janë Helidon Bushati si kandidaturë e parë dhe Evis Sopi si kandidaturë alternative.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *