Statusi i naftëtarit – Federata Sindikale e Naftës kërcënon me protesta

Sociale

 

 

Problematikat kyçe të të punësuarve në sektorin e naftës janë dëgjuar nga deputetët e LSI.

Në një takim të zhvilluar mes deputetëve Haxhinasto dhe Spahiu me përfaqësues të sindikatës së naftëtarëve u diskutua për përmirësimin e sistemit si dhe për sigurinë  e punonjësve të këtij sektori.

Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Naftës në Shqipëri, Gëzim Shehaj dhe Gëzim Topalli u shprehën se  punojnë pa kontrata si dhe pagat janë shumë të ulta.

Ata u shprehën më tej se nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë do të dalin në protesta deri në momentin që do të nënshkruhen kontratat kolektive.

Në peticionin e tyre drejtuar organeve më të larta shtetërore ata kërkojnë zbatimin e Statusit të Naftëtarëve si dhe zbatimin e Kodit të Punës në mënyrë të veçantë lidhjen e kontratës kolektive të punës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *