Qeveria u jep pensionistëve 3 mijë lek të reja shpërblim me rastin e festave

Sociale

 

Pensionistët do të marrin nga 3 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë buxhetin e vitit 2017, përmes një akti normativ.

“Janë 1.8 miliardë lekë që janë mbledhur më shumë nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Këto fonde do të shkojnë të gjitha për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit “, tha Ahmetaj. Sipas njoftimit të qeverisë, shpërblimi për pensionistët do të bëhet nëpërmjet  paketës së solidaritetit.

Në këtë skemë mund të përfshihen edhe familjet të cilat marrin ndihmë ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *