Njoftimi/ Trajnimet e kontabilistëve dhe ekonomistëve, hapen regjistrimet e reja për vitin 2018

Aktualitet

 

 

Të gjithë ata kontabilistë dhe ekonomistë të interesuar për t’u trajnuar lidhur me standardet e reja dhe që nuk arritën të regjistrohen në fazën e parë kanë edhe një mundësi. Referuar Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit kanë nisur regjistrimet për fazën e dytë të sesioneve të trajnimit në vitin 2018. Këto aplikime do të mbeten të hapura gjatë dhjetorit, kur pritet të publikohet në finale edhe kalendari me data për vitin 2018.

Në fazën e parë, aplikimet u pranuan deri më 6 nëntor dhe fokusi i trajnimeve ka qenë  “Forcimi i edukimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit për hartuesit e pasqyrave financiare dhe punonjësit e tatim-taksave, dhe i kapaciteteve teknike në profesionin e kontabilistit dhe audituesit”. Aktualisht trajnimet po mbahen në Fakultetin e Ekonomisë.

Trajnimet zhvillohen në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe lokalizohen në gjashte qytete Tiranë, Korçë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Durrës. Aplikantët duhet të kenë të paktën tre vjet përvojç.

Janë parashikuar 20 sesione trajnimi. Kohëzgjatja e çdo sesioni do të jetë 5 ditë dhe do të ndiqet nga  30-40 persona të përfshirë në raportimin financiar, në organizma të ndryshëm, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, si dhe përfaqësues të fushës në kompani të ndryshme apo edhe inspektorët e taksave.

Tre sesione do të përqendrohen tek IFRS dhe kohëzgjatja e secilit do të jetë 2 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *