Logjika e pashpjegueshme zyrtare e mos hapjes së dosjeve – Pellumb Kulla

Opinion

 

 

Pellumb Kulla

 

PËR KURESHTARËT,  EDHE SIKUR TË MOS KETË ASNJË TË TILLË!

Gjithë periudha 25 vjeçare e Shqipërisë pa Komitet Qendror të PPSh, nuk ka të dytë në Europën Lindore.
Logjika e pashpjegueshme zyrtare e mos hapjes së dosjeve ka sjellë shumë turbullira, thashetheme, akuza reciproke të bazuara dhe të pabazuara për njëri tjetrin.
Janë ndotur edhe presidentë edhe kryeministra, Ndere Kombi dhe të dekoruar me Urdhërin e Flamurit. Të vdekur dhe të gjallë. Jo më teprica tjetër 3 milionëshe! Nuk ka mbetur njeri pa u pështytur për këtë.
Kjo gjendje na vete shumë për shtat ne, shqiptarëve, se në atdheun tonë, me statistika, i takojnë nga tri kafene për frymë.
E absolutizova kur thashë nuk ka mbetur njeri pa u pështytur. Kërkoj ndjesë. Sepse është një shqiptar, është njëri, që nuk është akuzuar dhe nuk mund të akuzohet si bashkëpunëtor i dikurshëm i Sigurimit.
Është njëri!
Ne të tjerët, le të kemi qenë, ne! Është njëri që nuk ka qenë!
Pastërtia e tij, dlirësia e tij na bën krenarë edhe ne. Ju që të gjithë ia dini emrin, por unë po e shënoj këtu, që të mbetet: Enver Hoxha!
I vetmi që nuk ka asnjë akuzë për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit!
Dhe kjo nuk ngjall asnjë dyshim. Se ai ishte Sigurimi vetë!
Nuk ia vlente të bëhej dhe bashkëpunëtor!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *