Indira Ghandi, Mandela, Izraeli, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria Nga Kasem Seferi

Opinion

 

Nga Kasem Seferi

O tempora! O Mores! Trashëguar nga mote të lashtë dhe të trupëzuar në historinë tonë shqiptare (pjesë e pandarë e asaj ballkanike, diku tragjike, diku dramatike dhe diku … komike) JETA NJERËZORE NË HISTORINË E SAJ I KA PËRZIERË NË TË “NJËJTIN ZIERËS (KAZAN) TË HISTORISË BOTËRORE, RAJONALE DHE … KOMBËTARE/KRAHINORE.

(P.S. I kushtoni vemendje fjalës KRAHINORE që është zanafilla e shtetformimit të kombit mbi njësinë/njësitë e së njëjtës etni (gjuhë, doke, zakone, folklor, etj), të rrethuar nga kufitarë, të ndryshëm në karakteristika, por jo në të gjithë shqisat njerëzore, që ka shfaqur njerëzimi që prej lashtësisë së tij.

SHEKUJ! SHEKUJ! DHE … SHEKUJ!!!

Një Ballkan si det i trazuar (rrugët e fatit nuk dihen, shpesh, hamendësohen, por historikisht, vetëm janë “shijuar, shijohen dhe mos qoftë e thënë do të shijohen“ me të gjithë pasojat që ndjekin zhvillimet historike, rezultat i zhvillimeve ekonomike, politike dhe shoqërore, si dhe mungesës së harmonizimit të interesave të vendeve dhe kombësive të vendeve të tjerë që “kanë kaluar, kalojnë dhe do të kalojnë nëpërmjet këtij rajoni strategjik“, sikundër do të nënkuptonte aq e aq herët në histori STRABONI me shënimet e tij.

TË MËDHENJTË kanë diktuar GJITHNJË FATET E TË VEGJËLVE!

TË VEGJËLIT U KANË SHËRBYER TË MËDHENJVE PËR TË MBIJETUAR NË PËRPLEKSJEN E INTERESAVE TË TYRE, duke e renditur personalitetin, dinjitetin dhe çdo gjë tjetër, që buron nga këto norma morale kombëtare, në shkallëzimin/renditjen e TABELAVE KARAKTERIZUESE TË KOMBEVE SHTETE, përdorur nga të gjithë institucionet ndërkombëtare deri ditët e sotme, në lidhje me pasurinë, kulturën, mirëqënien e plot të tjera.

Vetëm për arsye krahasimi

INDIA. ISH – KOLONI E PERANDORISË ANGLEZE (PJESË E ASAJ PERANDORIE KU DIELLI LINDTE DHE NUK PERËNDONTE sipas poemës së një poeti të madh anglez), sot gëzon tjetër status gjeopolitik sot.

AFRIKA E JUGUT, E OKUPUAR NGA BOERËT DHE MË PAS PJESË E PERANDORISË ANGLEZE (historinë e Luftës Anglo – Boere e kemi mësuar në shkollë) gëzon, po ashtu një status tjetër gjeopolitik sot.

IZRAELI, I THEMELUAR NË VITIN 1948, PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE dhe sot në “ZEMËR“ TË KONFLIKTIT NË LINDJEN E MESME, ka një status gjeopolitik të veçantë (le të themi të privilegjuar, por me kuptimin e meritës së shtetit komb).

NE, OSE BALLKANI PERËNDIMOR (THËNË ME ZË TË LARTË, ME DHIMBJE, ME ZEMËRIM DHE, NATYRISHT, EDHE ME HUMOR), SHQIPËRIA TË PAKTËN JO MË SHUMË SE NJË ORË LARG EUROPËS MBETET ENDE NDËR VENDET MË TË VARFËRA TË EUROPËS (NË SHUMË DREJTIME TË KËTIJ VLERËSIMI) !!!

Janë interesat e individit/individëve, që përbëjnë njësitë shtetorëre kombëtare, ato që përcaktojnë fatet e një “loje/game në anglisht“, të të gjithë vendeve që përfshihen në një treg të lirë.

ËSHTË SHUMË E THJESHTË PËR T’U SHPJEGUAR:

Aftësitë drejtuese/menaxhuese të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë të çdo vendi përkatës KANË VENDOSUR, VENDOSIN DHE DO TË VENDOSIN se ÇFARË VENDI DO TË ZEJË VENDI I TYRE NË TREGUN E LIRË, NË KUADËR GLOBAL DHE RAJONAL.

Ka shumë krahasime për t’u bërë përsa i përket vendeve që përmenden në këtë shkrim në të gjithë kuptimin e tyre të mëposhtëm: POLITIK! EKONOMIK! SHOQËROR!

GJITHËSESI, TË MBETET NË MENDJE NELSON MANDELA NË SHUMË KUPTIME.

Parë në këndvështrimin e një filmi artistik, ku rolin e Mandelës e luan i madhi Morgan Freeman, idetë e mëdha idealizohen nëpërmjet simbolizmit të një sporti si regbi (trashëguar nga Perandoria Angleze), ku me një vërtetësi historike, kapitenin e ekipit përfaqësues të Afrikës së Jugut, “SPINGFIELD“ e luan aktori i madh Matt Damon, që pas një Apartejdi (dallimi racial) të tmerrshëm, përcjell shumë mesazhe, ku ndër më i rëndësishmi është:

PAQE!

PAJTIM!

PËRFAQËSIM DINJITOZ!

LARG PREJ SË KALURËS SË HIDHUR VRASTARE!

DREJT SË ARDHMES DUKE NDRYSHUAR!

“Po nuk nuk ndryshova unë si do të ndryshojnë të tjerët“, është një prej batutave të Presidentit Nelson Mandela (Morgan Freeman në film).

NE SHQIPTARËT NDRYSHOJMË “SHPEJT“.

GJITONËT TANË PO NDRYSHOJNË ME NJË VËSHTIRËSI TË ÇUDITËSHME NË RAPORT ME NE.

KUSH KA TË DREJTË?!

E DREJTA ËSHTË UNIVERSALE.

I ngjan valëve të detit:

herë – herë, e qetë;

herë – herë, ledhatare; dhe

jo pak herë, e trazuar kur rrëmbehet nga dallgë të mëdha.

“Anijet/vendet“, në këto gjëndje “natyrore/shoqërore“, drejtohen nga KAPITENË që, me hamendje, duhet të jenë të vemendshëm dhe të përkushtuar që t‘i nxjerrin anijet e tyre në breg duke lundruar “përmes shkëmbinjve“.

BOTA, RAJONI I EUROPËS JUGLINDORE, BALLKANI PERËNDIMOR, SECILI VEND NË KËTË POZICION TË FUNDIT, KËRKON asgjë më shumë se sa një FILOZOFI TË MANDELËS, NË KUADËR TË NJË MINIRAJONI PROBLEMATIK.

U BË TAKIMI I VENDEVE TË VISHEGRADIT!

KA NJË TAKIM TË ARDHSHËM TË …!

ËSHTË TAKIMI I DYANSHËM/BILATERAL SHQIPËRI – GREQI!

ETJ!

MË SË PARI DHE MË SË SHUMTI KËTO TAKIME KËRKOJNË NJË FILOZOFI MANDELIANE!

U dëgjoftë nga politikanët dhe u bekoftë nga ZOTI një dëshirë e tillë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *