Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot për deklaratat e bëra dje nga Kryeminsitri Edi Rama në forumin për Ballkanin Perendimor në Bruksel.

Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama kritikon qëndrimin e Ramës, i cili deklaroi se Ballkani mund të shoh alternativa të tjera nëse BE nuk është gati ta pranojë si pjesë të sajën.

Vasili shprehet se Shqipëria ecën vetëm drejtë SHBA dhe BE dhe jo Rusisë dhe Kinës.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

“Shqiperia ecen vetem drejt SHBA dhe BE, kryeministri le te eci drejt Rusise, Kines etj….

Kryeministri i inkriminuar ben interesantin dhe injorantin neper Europen politike. Europa ka pare plot sharlatane politike ndaj e degjon me indiference dhe percmim kete kultivues te rendomte droge.

Shqiperia dhe shqiptaret perjetesisht ka qene orientuar vetem drejt perendimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-se. Edhe ata politikane qe kane dashur ta orientojne ndryshe Shqiperine kujtohen me percmim dhe shqiptaret kane imponuar nje vullnet te tille vetem e vetem perendimor. Po keshtu shohin me percmim e neveri kete histerine e kryeministrit, qe SHBA dhe Europes i tregon Rusine,Kinen etj etj…..

Kryeministri i paafte dhe antishqiptar, qe drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, qe amerikanet dhe europianet duan ne Shqiperi,sepse ky shtet eshte eshte kunder droges,krimit,korrupsionit dhe koncesioneve.

Ndersa ky shkollepaku qe medemek i jep mend europes mijevjecare, do qe te beje shtetin e trafikanteve,krimineleve dhe aventuriereve. Eshte i humbur,do te ike dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur qe eshte”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here