Qeveria parashikon ndryshimin e skemës së kontributeve për fermerët për shkak se formula aktuale po dështon nga numri i ulët i kontribuesve.  Institutit i Sigurimeve Shoqërore thotë se 80 mijë të vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribute, dhe jashtë skemës janë aktualisht 120 mijë të tjerë.

80 mijë fermerë paguajnë kontribute shoqërore si të vetëpunësuar në bujqësi që i garanton atyre pension në moshën e pleqërisë.

Por ky numër është disa herë më i ulët se numri real i tyre. Për këtë arsye, Instituti i Sigurimeve shoqërore synon të përfshijë në skemën e kontributeve 120 mijë fermerë të tjerë që plotësojnë kushtet për të paguar këto kontribute.

Vullnet Sadushi, Drejtuesi i Drejtorisë së Kontributeve u bën thirrje fermerëve të përfshihet në skemë, ndërsa u kujton se ligji i faljes së kamatëvonesës për kontributet e papaguara është në fuqi deri në datën 31 dhjetor. Pesë vitet e fundit mesatarisht për vitet 2012-2016 janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore rreth 80300 fermerë dhe synimi jonë është të kapim shifrën prej 120 mijë që evidentohet minimalisht nga inspektorët tanë.

Sadushi thaAktualisht jemi në ligjin e faljes së kamatvonesave të kushtëzuar sepse falen kamatat nëse të vetëpunësuarit në energji do t’i paguajnë kontributet e papaguara të periudhës 2012-2016. Duhet t’i paguajnë deri në fund të vitit 2017 dhe nuk kanë penalitete.

Por sa është shuma e kontributeve që duhet të paguajnë fermerët në vit?

Qeveria mban të pandryshuar kuotat e sigurimi të fermerëve në zonat fushore 38.400 mijë lekë dhe për zonat malore 29.400 lekë.

Por ekzekutivi parashikon ndryshimin e skemës së kontributeve për bujqit brenda 2 muajve për shkak se skema aktuale po shkon drejt dështimit për shkak të numri të ulët të kontributeve.

Pagesat për kotribute

Zonat fushore    38.400 lek/vit

Zonat malore    29.400 lek/vit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here