Amnistia  për pensionet deri në 31 dhjeto/Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat e sigurimeve për të vetëpunësuarit

 

 

 

Amnistia fiskale u publikua në 21 prill në Fletoren Zyrtare Ligji Nr. 33/2017 për pagesën. fshirjen e shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë., si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.

Ligji hyri në fuqi pas 15 ditësh,  pra amnistia filloi të zbatohet nga data 6 maj dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen/shuarjen  e  detyrimeve  tatimore  të papaguara, të detyrimeve të pagueshme në doganë, si  dhe  procedurën  e  heqjes  nga  qarkullimi  të mjeteve  të  transportit  pas  fshirjes/shuarjes  së detyrimeve tatimore të papaguara.

  1. IDetyrimet tatimore kombëtare dhe vendore që fshihen me dhe pa kusht pagese:

Për periudhat tatimore deri në 2010, fshihet plotësisht detyrimi tatimor (tatim/taksë/ tarifë, kamatvonesa dhe gjoba), me përjashtim të detyrimit principal për kontributet e sigurimeve.

 

Për periudhat tatimore 2011-2014, fshihen gjobat dhe kamatvonesat për çdo lloj detyrimi tatimor përfshirë edhe për kontributet, me kusht pagesen e principalit brenda datës 31.12.2017.

 

Të tjera detyrime tatimore që fshihen:

 

Detyrimet tatimore (principal përfshirë kontributet, kamatëvonesën dhe gjobat) për subjektet persona fizikë ose juridike, të cilët rezultojnë të çregjistruar në QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

Gjobat e llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe gjobat që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve.

Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare,  të llogaritura deri në datën 31.12.2016.

Gjobat për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017.

Gjobat për shoqëritë e autorizuara, sipas nenit 123 të ligjit“Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të evidentuara deri më datën 31.12.2016.

Gjobat si rezultat i aplikimit të dispozitave të Ligjit nr. 99/2015, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

Për shoqëritë që operojnë në sektorin elektroenergjitik me kapital 100% shtetëror, përvec sa parashikohet si për çdo subjekt tjeter për periudhat deri në 2010 si dhe periudhat të vitit 2014, gjithashtu fshihen detyrimet për periudhat 2011- 2013, me përjashtim të detyrimit të vetdeklaruar dhe kontributeve për të cilat fshihen gjobat dhe kamatvonesat por me kusht pagesën e principalit brenda datës 31.12.2017.

Për shoqëritë që operojnë në sektorin ujësjellës–kanalizime me kapital 100% shtetëror, përveç sa parashikohet si për çdo subject tjetër për periudhat 2010 e më parë si dhe periudhat tatimore të vitit 2014, gjithashtu fshihen detyrimet për periudhat 2011-2013, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve për të cilat fshihen gjobat dhe kamatvonesat por me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.

Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014.

Për të vetëpunësuarit në bujqësi fshihen gjobat dhe kamatvonesave për kontributet e sigurimeve, për periudhat 2011-2016, me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.

 

  1. II.Detyrime të pagueshme në doganonë:

Fshihen/shuhen pa kusht detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara  dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 Dhjetor 2010.

 

Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara dhe të evidentuara për individët lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 Dhjetor 2016.

 

Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.

 

Fshihen/shuhen gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensuese. të papaguara dhe të evidentuara nga 1 Janari 2011-31 Dhjetor 2014, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet plotësisht pjesa tjetër e detyrimt të pagueshëm në doganë, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, rentë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni.

 

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet, nga 1 Janari 2011- 31 Dhjetor 2016, fshihen/shuhen me kusht që brenda 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Të tjera

-Tepricat kreditore dhe detyrimet tatimore te papaguara:

Subjekteve përfitues nga fshirja sipas këtij ligji të cilët kanë njëkohësisht detyrime tatimore të papaguara dhe teprica kreditore, u fshihën detyrimet pas kompensimit të principallit të tatimit me tepricat kreditore.

 

-Subjektet që nuk përfitojnë:

Subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

 

-Detyrimet tatimore dhe doganore ne proces ankimimi:

Subjekti  i nënshtrohet këtij ligji  nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit

 

Afati për zbatimin si dhe afati për përmbushjen e kushtit të pagesës së detyrimeve sipas këtij ligji është data 31.12.2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *