Në kuadër të 105 vjetori të Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni në sheshin ”Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi rolin e Forcave të Armatosura në ndihmë të qytetarëve të përmbytur nga reshjet e shumta të javës së kaluar.

”FA tregoi se roli i saj në shërbim të qytetarëve është i pazëvendësueshëm dhe kërkon kujdes e mirënjohje të veçantë”, deklaroi Meta, i cili shtoi se kjo është një ”datë historike dhe lavdie për Forcat e Armatosura, si dhe një gur i fortë themeli në historinë tonë të shtetformimit”.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh: ”Teksa festojmë trashëgiminë e shquar, ju siguroj se jemi krenarë t’ju mbështesim në kontributin tuaj për vendosjen e paqes në zona të ndryshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here