Dita e Çlirimit/ Presidenti, kryeministri dhe LSI nderojnë dëshmorët

0
7

Krerët më të lartë të shtetit bënë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar të rënët e Luftës Nacional Çlirimtare në ditën e 73-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

 

Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vendosen kurora në monumentin e “Nënës Shqipëri”.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kreu në një ceremoni të veçantë homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Petrit Vasili dhe deputetë të tjerë të kësaj partie vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, ndërsa thanë se mbi të gjitha politika duhet të çojë deri në fund amanetin e të rënëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here