Atentati ndaj 25-vjeçarit, Berisha: Në Vlorën e deputetit Edi Rama, ku mafia hedh në erë makina

0
6

Edhe ish-kryeminstri Sali Berisha ka komentuar atentatin me eksploziv që iu bë 25-vjeçarit Ines Hajrulla në qytetin e Vlorës.

Deputeti demokrat ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke e krahasuar ngjarjen e sotme me ato në Kandahar.

“Nuk jemi ne Kandahar por ne Vloren e deputetit Edvin Kristaq Rama, Norieges, qyteti ku hidhen ne ere njera pas tjetres makinat nga mafia! Sb,” shkruan Berisha.

Ines Hajrulla ka mbetur i plagosur në atentatin e sotëm me eksploziv që tronditi Vlorën. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni nga Vlora, pronar i një lokali të njohur.

Makina tip “Jeep” me targa AA 298 SL që drejtohej nga Ines Hajrulla ka qenë duke udhëtuar nga Prefektura në drejtim të zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

Në një distancë 80 metra dhe automjeti ka shpërthyer. Mësohet se dëmtimet e të riut të mëdha dhe ai ndodhet në sallën e operacionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here