Tirana në panairin e Brukselit, Veliaj: Mundësi promovimi, impuls pozitiv për ekonominë

0
6

 

Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë.

Ndërkohë që, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin në këtë panair.

“Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s’ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare”.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se ky panair do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe atyre të huaja, për t’i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë.

Mezi pres që të lidhim marrëdhënie të reja, partneritete, të lidhim shoqëri dhe miqësi apo të lidhim biznes me shumë prej atyre që do takojmë atje, qofshin këta shqiptarë a të huaj, dhe ju uroj që të vini të gjithë faqebardhë dhe të keni një 40-të ditësh fantastik”.

Panairi i Brukselit është një nga më të mëdhenjtë në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here