Një kontigjent i Forcave Speciale shqiptare së shpejti do të jetë pranë batalionit sulmues të FA Afgane, duke rritur dhe praninë në Kabul dhe Herat.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndodhet në Kabul, ku është takuar me shefin e NATO në Afganistan, gjeneralin John Nicholson.

Ajo tha se prej 15 vitesh Shqipëria është kontribuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s. Ndërsa vetë gjenerali Nicholson tha se oficerët shqiptarë janë pjesë e ekipit të tij këshillues në shtabin e NATO-s në Kabul.

Znj. Xhaçka është takuar edhe me efektivët shqiptarë me mision në Afganistan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here