Paketa fiskale, sa rriten pensionet dhe pagat
Pensionët gjatë viti të ardhshëm do të kenë një rritje vetëm me 2% ose 200 lekë.Qeveria nuk ka parashikuar fonde të veçanta për politikën e rritjes së pensioneve dhe të pagave.
Në këtë mënyrë për vitin e ardhshëm një pensionist që merr 100 mijë lekë do të marë 102 mijë lekë duke u bërë në këtë mënyrë vetëm një indeksim i cili është i detyrueshëm si rezultat i rritjes së çmimeve.
Vetë pensionistët e cilësojnë këtë rritje modeste ndërsa ankohen se shpenzimet janë shumë herë më të mëdha.
Përsa i përket rritjes së pagave qeveria shqiptarë ka parashikur që kjo do të jetë sektoriale dhe nga kjo do të përfitojnë vetëm mësuesit dhe mjekët.
Këto kategori do të kenë një rritje page me 5% për vitin 2018.Kështu një mësues i cili mer një rrogë 450 mijë lekë me rritjen e re do të marrë 47 mijë e 250 lekë.
Qeveria parashikon rritjen e pagave gjatë këtij mandati në masën 40% për mësuesit dhe reflektimi i parë do të parashikohet në buxhetin e 2018.
Ndërkohë edhe për mjekët e infermierët rritja e pagave do të jetë me 5 %.Pavarësisht rritjes së fondeve për investimet, qeveria Rama 2 nuk i ka kushtuar shumë rëndësi rritjes së pagave dhe pensioneve.
Rritja e pensioneve
2017 100 mijë lekë
2018 102 mijë lekë
Rritja e pagave 2017 2018
Mësuesit 450 mijë lekë 47.250 mijë lekë
Mjekët 400 mijë lekë 42 mijë lekë