Erion Braçe: Paratë e pista dhe tentativat për pastrimin e parave mund të deformojnë çmimin e pronës

0
5

 

 

Kryetari i Komisionit  të Ekonomisë Erjon Braçe, gjatë senacës së sotme në Komision, ku po diskutohej për taksën e pronës, solli në vëmendje deformimin e çmimeve që mund të sjellin në tregun e pasurive të paluajtshme nga paratë e pista.

Sipas tij mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut thjesht me synimin e pastrimit të parave dhe kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.

Po kështu ai nënvizoi faktin që taksa e pronës e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje.

 Çmimet e pasurive të paluajtshme

Në fund të vitit të kaluar u konstatua në tregun e pasurive të paluajtshme një rritje e çmimeve të apartamenteve në kryeqytet me rreth 10% që, sipas aktorëve të tregut erdhi pasi u konstatua një rritje e kërkesës dhe blerje e apartamenteve me para në dorë. Më pas çmimet ranë sërish për shkak të shtimit të ofertës, teksa shumë pallate të reja nisën të ngriheshin nëpër Tiranë.

Aktualisht tregu është stabilizuar dhe në zonët e Unazës çmimet variojnë mes 1000-2500 euro për metër katror, ndërsa në periferi kanë shënuar një rritje me 10-15% së fundmi, dhe luhaten midis 500-650 euro për metër katror.

Ndërsa blerja e apartamenteve me para në dorë është kufizuar për momentin për shkak të presionit të shtuar si rrjedhojë e procesit të vettingut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here