Kanë mbetur edhe pak ditë për regjistrimin në Lotarinë Amerikane. Kështu Ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale kujton edhe një herë rregullat për të gjithë aplikantët. Gjithashtu janë publikuar udhëzimet si dhe linkun ku mund të kryeni aplikimin tuaj.

“Mos harroni se periudha e regjistrimit për Lotarinë Amerikane përfundon më 22 nëntor 2017, në orën 18:00. Të gjithë ju që do aplikoni, shihni këtë video me pesë këshillat kryesore”, thuhet në postim në FB.

Sipas Ambasadës kandidatët duhet të aplikojnë një herë gjatë DV-2019, duhet të përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes, të heqin syzet për foton, të ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi, si dhe të ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes.

Sipas Ambasadës kandidatët duhet të:

Aplikojnë vetëm një herë gjatë DV-2019

Përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes

Heqin  syzet për foton

Ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi

Ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes

Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur më datë 18 Tetor dhe pritet të mbyllen më datë 22 Nëntor 2017

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here