Ndihma ekonomike/ Si do trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës

Sociale

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në fushën e mirëqenies sociale ka në fokus ndihmën ekonomike, ku sipas ministres Manastirliu, ajo do të dyfishohet ose trefishohet për 79 891 dhe do të krijohet një skemë për të reduktuar numrin e abuzimeve. Gjithashtu, për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.
Prioritetet për vitin 2018:
-Rritja e efikasitetit dhe transparencës së skemës të Ndihmës Ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit. Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendimmarrje, si dhe rritja e efiçencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë. Brenda vitit 2018, do të shtrihet skema në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithpërfshirëse.
-Rritja e kapaciteteve të strukturave qendrore, rajonale dhe vendore, në fusha që përfshijnë administrimin, monitorimin dhe vlerësimin e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe përmirësimi i shërbimeve të kontrollit për të reduktuar numrin e abuzimeve;
-Transformimi i programit të Ndihmës Ekonomike në skemë aktive riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim, duke rritur përfshirjen të tregut të punës në 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike.
-Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79 891 familje. Synojmë targetimin më të mirë të familjeve në nevojë. Me skemës e re janë rishikuar masat e pagesës mujore, është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe është rritur masa mesatare mujore në 5 600 lekë në muaj.
-Vënia në zbatim e sistemit të ri të vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social duke rritur me 4.5% numrin e përfituesve që realisht u takon dhe duke ulur me 10% rastet abuzive.
-Për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *