Rritje pagash? Tabaku: Tre faktet që nxjerrin zbuluar qeverinë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka sulmuar qeverinë, teksa shkruan në ‘Facebook’ se nuk ka asnjë rritje pagash, pensionesh dhe ndihme ekonomike. Tabaku deklaron se gjithçka është propagandë e qeverisë, pasi sipas saj, mes propagandës dhe faktit është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

Deputetja rendit tre fakte, që sipas saj, rrëzojnë qeverinë në lidhje me deklaratat për rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike.

“Nuk ka asnje RRITJE pagash, pensionesh e ndihme ekonomike! Dëgjoj makinën e propagandes qeveritare te flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.

2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.

3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!”, shkruan Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *