Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël.

Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve dhe sugjerimeve në lidhje me zbatimin e aksionit antiinformalitet, si dhe evidentimi i sfidave e problematikave të përbashkëta për më shumë bashkëpunim.

“Projekti mbi skemën e re të shtrirjes së TVSH-së, rritja e shkallës së informimit të tatimpaguesve si dhe lehtësimi i procedurave tatimore për biznesin e vogël ishin disa nga çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në lidhje me sensibilizimin e pjesëtarëve të kësaj shoqate e më gjerë, për përdorimin e pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, si elementë të rëndësishëm në formalizimin e ekonomisë”, thuhet në njoftimin e DPT.

Së fundmi Administrata Tatimore në Tiranë dhe në qarqe ka zhvilluar takime me bizneset për t’i informuar për fazën e re të aksionit antiinformalitet, si dhe për të dëgjuar shqetësimet dhe sugjerimet e biznesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here