Për të dytën herë brenda pak ditëve, banorët e Njësisë Administrative Dërmenas në Fier kanë protestuar për gjendjen e aksit rrugor Fier- Seman, që sipas tyre është dëmtuar nga mjetet e rënda të kompanisë TAP.
 Për banorët kjo rrugë është e një rëndësie jetike, pasi u shërben jo vetëm për të çuar prodhimet bujqësore e blegtorale në treg, por është i vetmi aks nga ku mund të shkojnë për në qytetin e Fierit, aty ku marrin edhe shërbimet bazë.

Ata kanë thënë se do të përshkallëzojnë protestat.

Edhe pse aksi Fier- Seman është aks nacional dhe administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ai është një nga shqetësimet kryesore të Bashkisë së Fierit. Për të zgjidhur situatën, takimet e kryebashkiakut Armando Subashi dhe kontaktet e këtij të fundit me përfaqësues të kompanisë TAP kanë qenë të vazhdueshme.

Komunikimi i fundit i pak ditëve më parë ka përfunduar me një informacion definitv nga ana e TAP për nisjen e procedurave nga data 15 nëntor.

Aktualisht TAP-it i është kërkuar ndërhyrje e menjëhershme për rikonstruksionin e infrastrukturës së këtij aksi rrugor përpara nisjes së reshjeve dhe përkeqësimit të situatës aktuale në rrugën që u shërben jo vetëm banorëve, por edhe turistëve dhe vizitorëve të Parkut Arkeologjik të Apollonisë dhe zonës bregdetare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here