Ministri i Financave, gjatë diskutimeve për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë ka folur se sa do të rriten të ardhurat për frymë gjatë vitit 2018, ku ka bërë edhe një krahasim me vitin 2017.

Sipas ministrit Ahmetaj, të ardhurat për frymë ndryshojnë me rritjen ekonomike të vendit: “Të ardhurat për frymë rriten përmes rritjes ekonomike dhe konkretisht të ardhurat për frymë për vitin 2017 janë në 540 mijë lekë, ndërkohë që në vitin 2018 të ardhurat për frymë pritet të arrijnë në 572 mijë lekë.”

Ahmetaj foli edhe një herë gjatë këtij takimi në lidhje me taksën e pronës ku shpreh se kjo taksë është trajtuar për metër katrorë dhe se Shqipëria ka taksën më të ulët në rajon për pronën.

“Në Shqipëri niveli i taksës është 0.05 për qind për individin dhe 0.15 për qind për korporatat.”

Gjithashtu ministri foli edhe për Bypass-in e Fierit, ku sipas tij projekti është në proces ritenderimi.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ministri iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, ku theksoi edhe një herë se do të përjashtohen nga pagesa e TVSH investimet mbi 50 mln lekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here