Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, për lidhjet e tyre me drogën. Duke folur në foltoren e parlamentit, Berisha ka kërkuar të dijë nga Edi Rama, se çfarë donte Olsi Rama në makinën e trafikantëve të Xibrakës.

Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ajo që ndodhi 2 javët e fundit në Shqipëri u paralajmërua 4 vite me radhë nga opozita në parlament, në platformën e saj, në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë. Por çdo fakt i paraqitur këtu për ministrin e Brendshëm që drejtonte trafiqet, kryeministrin që e mbronte atë me të gjithë pushtetin, nuk patën efektin që duhej të kishin në çdo vend të lirë. Përkundrazi, revanshi vazhdoi. Në Shqipëri u mbollën 8 milionë rrënjë kanabis, u magazinuan.

Ne kërkuam të shkarkonte kryepolicin, arkitektin e ngarkuar nga Rama për kanabizimin, por doli se Shqipëria, Adriatiku, ishte autostrada kryesore e trafikut.

Qeveria e Noriegës bllokoi radarët. Trageti nga Durrës nisej i shoqëruar nga dy skafe.

Ato që kemi denoncuar ne këtu janë faktuar të vërteta. Jemi ne opozita përgjegjëse për bllokimin e integrimit?! Është ky zotëri që u tha shqiptarëve se negociatat hapen pas zgjedhjeve, se ka vetëm një kusht dhe ai ishte zgjedhjet, u tha se nuk ka kusht tjetër dhe në të vërtetë ato do të hapen këtu tha opozita, në 2018 dhe se ato nuk hapen për shkak të korrupsionit.

Edi Rama është direkt kreu i tyre. I vëllai i Ramës, thuaju shqiptarëve, çfarë donte Olsi Rama me makinën e grupit të Xibrakës jashtë shtetit 5 herë? Njeri jep targën ëpr trafik me makinë, tjetri jep vëllanë. Këto duan të dëgjojnë shqiptarët, se janë të regjistruar em TIMS, me orë, me ditë, me çdo ditë. Të garantoj se ti dhe 20 mijë herë, çdo gjë që bën, për patriot nuk të pranon njeri.

Ndaj jep llogari për këto njëherë.

Për vjedhjet monstruoze që bën me check up-in.

Jep llogari për borxhin që po e çon në 90%. Sot po diskuton për buxhetin, më diskriminuesi në historinë e popullit shqiptar. Nuk ka buxhet që të tradhtojë shqiptarët si ky. Nga një urrejtje patologjike racore nga një kryeministër që thotë se po më akuzojnë prokurorët “Tropojë”. A ka më racizëm? Sipas tij, origjina krahinore mund të përcaktojë në mund të hetojë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here