Ylli Dylgjeri

 

Muaji Nëndor pritet të jetë muaji i kontrollit
total të shqiptarëve. Veç Check up-it shëndetsor si mbulim madhor, gjatë këtij muaji do të hyjë në veprim nga Institucioni më i ri i Vettingut edhe aparati i Makinës së të Vërtetës. Ky aparat që do të kontrollojë trupën e drejtësisë etj shumë shpejt pritet të bëhet familjar. Shqiptarët gënjejnë pa fund, e kohë e pa kohë. Ndaj ky aparat mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë. Kërkesat për transparencë janë të mëdha, sa gojët e liga thonë se edhe ky aparat mund të “jepet me konçesion” !!! Problemi i vetëm qëndron se sa do ti mbajnë linjat elektrike këto aparatura moderne në kushtet e thatësires dhe të pavërtetave të mëdha që do vërshojnë në publik…
Por check- up-i nuk përfundojnë këtu. Monitorimet nga ajri dhe toka, për parandalimin e kultivimit të drogave eshtë një Check- Up tjetër i territorit të vendin. Për të vijuar me kontrollin antidobing të ekipit të peshëngritjes në kuadër të përgatitjeve për kampionatin botëror që vjen së shpejti. S’duhet harruar se në garat e kaluara treguam se edhe në këtë sport nuk hymë esëll.
Kontrollet më tej do bëhen edhe në nivele të ndryshme të administratës publike, kontrollet ushqimore te AKU-së, apo për matësat e ujit të pijshëm. Këtu nuk kemi parashikuar kontrollet rutinë në qarkullim, hotele, motele, bordelle etj. Pra nëndori është muaji i Check-Up-it
Kontrollet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here