Sipas njoftimit të fundit të ISSH-së, pensionin e pleqërisë: E përfitojnë:

a)Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.

b)Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

Masa e pensionit të pleqërisë:
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pensioni i Reduktuar i Pleqërisë
Përfituesit: Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shembull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Pensioni i plotë i pleqërisë si nënë me shumë fëmijë
Përfituesit: Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë kur:

b)Plotësojnë moshën 55 vjeç.

c) Kanë 30 vjet periudhë sigurimi.

d) Janë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

e) Kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur mbi 8 vjeç.

Masa e pensionit të pleqërisë si nënë me shumë fëmijë: Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, 30 vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Dokumentat për të gjitha llojet e pensioneve:
-Fotokopje e kartës së identitetit.
-Certifikatë e gjëndjes familjare.
-Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra).
-Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit.
-Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin.
-Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare.
– Dy copë fotografi.

a) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
– Libreza e punës.
– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
– Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore.
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme).
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj).
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

b) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe:
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik.
– Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë.
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.

c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994).
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here