“Frika” nga  Vettingu, step blerjet e pasurive të paluajtshme nga zyrtarët

0
28

 

 

Në shkurt të këtij viti,  në qendër të Tiranës apartamentet po shiteshin me shpejtësi, çmimet ishin rritur dhe  menaxherët pohuan se shumica e blerjeve të apartamenteve ishin bërë me pagesë të plotë, në një pjesë të konsiderueshme në cash, sipas një vëzhgimi që Monitor kreu në atë kohë në kryeqytet. http://www.monitor.al/bumi-apartamenteve-ne-tirane-si-po-shiten-shpejtesi-para-ne-dore/

Jo zyrtarisht, të gjithë aktorët e tregut, ndërtues dhe agjentë të pasurive të paluajtshme, pohuan në shkurt se paratë e gjeneruara nga aktivitetet e jashtëligjshme po investoheshin në pasuri të paluajtshme, kryesisht në cash. Ata po blinin shtëpi në zona të mira dhe sipërfaqe të mëdha, që kushtonin rreth 200 mijë euro dhe ishin të papërballueshme nga pjesa normale e popullsisë me të ardhura mesatare dhe nuk mund të bliheshin as me kredi.

Por edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme ka hyrë në të tretin gjashtëmujor me ecuri pozitive sipas burimeve nga agjencitë, ka pasur një stepje në blerjet e pasurive të paluajtshme.

Aktorët e tregut pohojnë se muajt e fundit është vënë re një stepje e blerjeve të mëdha, që e lidhin me procesin e Vettingut, i cili parashikon se do të kalojë në filtër pasurinë e zyrtarëve.

Edhe çmimet janë stabilizuar pas rritjes së fillim vitit, madje ka pasur një tendencë në rënie në zonat e preferuara në qendër, ndryshe nga periferia ku është konstatuar një shtrenjtim prej 15-20% muajt e fundit. http://www.monitor.al/shtrenjtohet-periferia-e-tiranes-rriten-cmimet-e-banesave-me-50-deri-ne-150-eurom%c2%b2/

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, procesi i vetting-ut ka sjellë pezullim të transaksioneve të kësaj kategorie, e cila është aktore e rëndësishme në treg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here