Vasili, publikon dokumentin pa firmën e Ramës: Ky nuk e ka parë fare Buxhetin

Vasili nxjerr dokumentin pa firmën e Ramës: Ky është bojkotuesi i madh, nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës. 
Petrit Vasili nga selia e LSI ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e mazhorancës se bashkë me opozitën po bojkotojnë diskutimin e Projektbuxhetit të 2018-ës, ligjit më të rëndësishëm për vendin. 
Por, Vasili ka shpalosur para medias, projektligjin që nuk përmbante firmën e Kryeministrit, duke deklaruar se Edi rama ishte bojkotuesi i madh i kësaj çështjeje, pasi ai as nuk kishte denjuar ta lexonte se çfarë përmbante ai dokument. “Ne nuk jemi për t’i bërë fresk, Kryeministrit,” nënvizoi Vasili para medias me ironi.
Nga fjala e Vasilit:
Dokumenti më i rëndësishëm që një qeveri, ose më mirë një Kryeministër paraqitet para vendit, është pikërisht ligji i Buxhetit të Shtetit. Gjithë të tjerët kanë rëndësinë e tyre, por fytyrën e qeverisjes e ka ky ligj.
Në mënyrë normale, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse shteti ëhstë i kapur, bërë njësh qeveria me trafikun e drogës dhe me tarfiqe të tjera por arsyeja themelore është se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve.
Foli për bojkot të qeverisjes. Nuk kam parë më qesharak kolegët e Rilindjes sesa kaq.
Jua tregoj se kush bojkoton. Ja dokumenti kryesor që Kryeministri firmos në një vend. Më i rëndësishmi i demostrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama. Ky është bojkotuesi i madh. Kjo tregon neverinë e madhe që ka ai për popullin e vet. Nuk kemi parë dhe as kemi për të parë një bojkotim që një kryeministër i bën qeveritarëve. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, mos ne kemi detyrë t’i bëjmë fresk?! Këtij që nuk ka kohë të të firmosë, të merret me këtë dokument?
Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj.
Ai nuk di gjë fare se çfarë ëhstë shkruar këtu. Mos e merrni seriozisht. Nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është.  Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky efendikoi nuk ka kohë fare të merret me këtë.
Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *