Taksa e banesës, Rama: Kush ka  shtëpi të shtrenjtë paguan më shumë

 
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ndryshimet në taksa, konkretisht atë për banesën.

Rama tha se taksa nuk do rritet, por kush ka shtëpi me vlerë më të madhe do paguajë më shumë. “Kalojmë nga taksa e sheshtë për ndërtesën, pa rritur taksën, por duke ndryshuar metodologjinë, por kush ka shtëpi me vlerë më të madhe të paguajë më shumë dhe kush ka shtëpi me vlerë më të vogël të paguajë më pak, pavarësisht nga metrat katrorë”.

Sipas formulës së re, taksa kalon nga tarifë fikse mbi sipërfaqen që është aktualisht në taksë sa 0.05 për qind e vlerës së pronës. Nga 1 janari, taksa nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen, por do të jetë mbi vlerën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *