Reforma në sistemin e ujësjellësit do të jetë një prej objektivave të qeverisë Rama për vitin e ardhshëm. Në mbledhjen e grupit të Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama prezantoi edhe aksionin që do të ndërmarrë për 2018-ën, që do të jetë i ngjashëm me atë të energjetikës në mandatin e parë.

“Ashtu si me energjinë do të merren masa për ata që abuzojnë me ujin dhe nuk e paguajnë”, u shpreh kryeministri Rama, teksa theksoi se “Do të ketë një afat disa mujor për të rregulluar paligjshmëritë për të gjithë ata që e vjedhin ujin. Por harxhohet trefishi i ujit që ata kanë nevojë”.

Por ky plan masash duket se nuk do të prekë shtresat në nevojë, pasi siç deklaroi kryeministri po përgatitet edhe një paketë e ndihmës sociale për familjet e varfra të mos e ndjejnë këtë peshë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here