ARBEN MANAJ

Shqiptarët mund të mos jenë mjaftueshëm të sofistikuar, por budallenj nuk janë. Ata kanë ndëshkuar sa herë kanë besuar në fakte, nëse dikush është transgresiv, pavarësisht nëse ato janë paraqitur nëpër gjykata ose nuk janë lejuar të paraqiten.

Edhe për çështjen “Tahiri” në veçanti dhe kanabizimin në tërësi, që këto ditë komplimentojnë njëra-tjetrën në diskursin publik politik, ata janë më të qartë për të dytën, por më skeptik për të parën, jurdikisht.

Saimir Tahiri, hipotetikisht, edhe nëse do të merrej me atë që akuzohet, nuk është ose nuk njihet për budalla, që të lërë gjurmë, edhe pse ka konsumuar një që anglo-saksonet, në zhargonin juridik e quajnë “an error of judgement”, sa i përket transaksionit me makinën personale.

Të më ndjejë Saimir Tahiri, nëse po aludoj se është i implikuar, gjë që nuk e besoj personalisht.

Këto ditë, për të peshkuar Ramën, si targeti primar, e për ta rrëzuar atë, pasi shqiptarët e ngritën më lart se mandatin e kaluar, po përdoret Tahiri, si karrem.

Po përdoret nga ata që do duhet të ishin përpara tij në radhë, e të heshtnin më shumë për mosbërjen e asgjëje në kohën e mbretërimit të tyre për të luftuar ato fenomene, si kanabizimi, pasi nuk e bënë atë me Lazaratin, dhe e inkurajuan atë njëlloj si me skemat piramidale, apo që nuk kanë futur asnjë në burg me një fjalë goje, që nga Berisha e deri tek ata që i kanë pasur në koalicion e ata që drejtojnë sot opozitën.

Thënë kjo, provat e deritanishme ndaj Tahirit, nuk do qëndronin në asnjë gjykatë perëndimore, në ato angleze jo e jo.

Qëllimisht, them provat e deritanishme, pasi po spekulohet, ose mendohet me plot dëshirë, për prova të tjera që gjoja i paskan shërbimet partnere të inteligjencës, që monitorojnë politikanët dhe personalitet e rëndësishme të vendit.

Flitet se autoritet hetimore italiane, apo Prokuroria e Katanias më konkretisht që po ashtu thuhet se ka një bashkëpunim “par excellence” me DEA-n amerikane, mund të kenë fakte dhe prova të tjera.

Po ashtu edhe amerikanët që, sërish siç spekulohet, i paskan kërkuar Ramës, për ironi apo koincidencë, pas largimit të ish-Ministrit të Drejtësisë Manjani, pra para zgjedhjeve largimin e Tahirit, kanë pasur fakte, kundër këtij të fundit.

Ata, edhe mund ti kenë, nuk përjashtohet mundësia, pasi jetojmë në një kohë ku përgjohemi si kurrë më parë në historinë e njerëzimit, deri në atë masë që edhe mund të mos na e pres mendja.

Tekembramja, jemi në kohën e përgjimit të Merkelit apo të së famshmes GCHQ në Angli.

Një gjë nuk diskutohet; çdo kundërligjshmëri e kryer në Shqipëri ose qoftë edhe jashtë saj, është lehtësisht e monitorueshme nga shërbimet partnere, dhe nëse ka pasur dhe padyshim që ka, ato janë të dokumentuara dhe kanë lënë gjurmë.

Çështja është për kë dhe përse nuk jepen, aq më tepër që ndërkombëtarët së fundmi, kanë një vokacion më të artikuluar dhe të spikatur për reformën në drejtësi dhe pastrimin e politikës shqiptare nga korrupsioni dhe kriminalizimi.

Këto shërbime nëse kanë, kësi provash dhe evidencash të klasifikuara dhe inteligjente, ka ardhur koha që ato t’i vënë në shërbim të autoriteteve të specializuara shqiptare, por edhe përmes medias, nëse dështojnë me të parat, për të zbuluar të vërtetat dhe për të shuar ose verifikuar legjendat ose pseudo-legjendat  urbane, për implikimet e politikës shqiptare në krim, madje edhe të organizuar.

Nëse ato shërbime inteligjente partnere të demokracive industriale perëndimore, nuk i japin ka dy mundësira:

Ose nuk i kanë dhe këtu mbyllet llogaria, ose i kanë dhe bëjnë lojën e tyre dhe në rastin më pak të keq, operojnë hipotetikisht mbi një taktikë që koha do e tregoj, nëse është taktike ose jo.

Në të kundërtën, argumentushëm, siç ndodhi me rastin e deklarimit jo nominalisht të klaneve dhe familjeve kriminale që drejtojnë Shqipërinë, janë të pasinqertë me shqiptarët dhe vokacionin e tyre anti-korrupsion dhe pro reformave shqiptare për drejtësi dhe pastrimin e vendit nga krimi politik dhe jo vetëm.

Opsion tjetër nuk ka.

Topi, historikisht ka qënë dhe ështe në fushën e shërbimeve partnere, pasi në fushën shqiptare, me ato insiticione impotente dhe të kapura që ka, topi kurrë nuk ka qënë në fushën tonë, sic po demostron edhe hetimi ose mos-hetimi për telenovelën Tahiri.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here