Pensionet, dokumentat që nuk duhet t’i dorëzoni

 

Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentacion nga qytetarët, nuk do të kërkojnë prej tyre depozitimin e dokumentave të mëposhtme:

-Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.

-Dëshmi penaliteti.

-Dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore.

“Në çdo rast, punonjësit, të cilët do të aksesojnë të dhënat, mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për këtë qëllim. Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni do të gjenerohet nga portali e-albania.al dhe nga ndërveprimi i bazës të të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore, thotë drejtori i ISSH, Hado. Gjithashtu ISSH thekson se përsa i përket dokumentave apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesa për këto dokumenta do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare. sha, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *