Individët interes për fondet e investimit

0
34

 

Qytetarët kanë ulur interesin për investimet në letrat me vlerë të qeverisë duke u drejtuar tek fondet e investimeve. Përcaktuese mbeten normat më të favorshme të interesit në fondet e investimeve.

Sipas raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), transaksioni i llojit “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2017, ka pasur një ulje prej 985 milionë lekë ose 21.26% krahasuar me periudhën janar-shtator 2016. Gjithashtu dhe numri i transaksioneve është ulur në masën 34.60%.

Edhe transaksioni i llojit “blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2017 ka pasur ulje prej 769 milionë lekë ose 27.80% . Ulje gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe në numrin e transaksioneve në masën 20.90%.

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-shtator 2017 u dominua në masën 71.41% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 28.59% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).

Përsa i përket numrit të transaksioneve, 93.20% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari. .
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.56% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here