Duke nisur nga viti i ardhshëm taksa mbi ndërtesat do të aplikohet me një formulë të re, ashtu sikurse edhe do të mblidhet nga një strukturë e re që do të krijohet.

 

Në listën e projektligjeve të paketës fiskale parashikohet që shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, të jetë si më poshtë:

0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm ose zakonisht banon.
0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.
Por projektligji parashikon edhe raste përjashtimore, ku kategori të caktuara do të përjashtohet nga detyrimi.

Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesat:
1-Pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
2-Ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;
3-banesat sociale në pronësi të bashkive
4-pasuritë e paluajtshme-ndërtesa pronë e subjekteve juridikë që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.
5-ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here