Çështja ”Tahiri”/Sot seanca në orën 10:00, ja pesë provat që jep opozita

0
61

Seanca e sotme plenare nis në orën 10:00, ku do të votohen dy raportet e paraqitura mbi rastin e ish-minstrit Tahiri. Raporti i mazhorancës kërkon kontrollin e banesës, mos-daljen nga vendi, sekuestron e pasurisë dhe kontrollin personal. Nga ana tjetër, opozita kërkon arrestimin e tij. Por PD dhe LSI, ka pesë prova që e implikojnë Saimir Tahirin në çështjen Habilaj.

Ja çfarë janë prova sipas Partisë Demokratike dhe LSI:

1-Provë materiale 3.5 ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritet italiane, që dyshohet se është trafikuar nga grupi i strukturuar kriminal.

2-Provë materiale 3978 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa’, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare në datën 18.10.2017, në banesën e bashkëpunëtorit të grupit të strukturuar kriminal, A. Koçeri, në Vlorë.

3-Të dhëna të marra në formën e përgjimeve (1800 fletë në total), nga ku rezulton përfshirja e deputetit Saimir Tahiri në kryerjen e veprave penale, duke përfshirë edhe marrjen e shpërblimeve të paligjshme, të përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale të të hetuarve të Moisi Habilaj.

4-Dokumentet e shitjes së automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri tek Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në datën 15.11.2013.

5-Dokumentet e përdorimit të automjetit me targa AA 003 GB nga deputeti Saimir Tahiri, pas shitjes së tij, si dhe për udhëtimin e deputetit Saimir Tahiri me këtë automjet me Artan Habilaj, një prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here