I patë fanatikët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë? Ne bërtasim, çirremi e krenohemi se shqiptarët janë tolerantë në fe. Papa tha që besimet në Shqipëri jetojnë në vëllazëri. Por, shikoni e lexoni vetëm pse tre priftërinjë katolikë mbajtën një meshë në kishën ortodokse të Labovës reagoi me ashpërsi Kisha  Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (më mirë reagoi Anastasi).

Po sikur ata tre priftërinj t’i përkasin kishës unitare çfarë bëhet?

Unitë janë vetëm arbëreshët në Itali, por dhe një kishë në Elbasan, pra besimi i ritit orthodoks (oriental) që njeh autoritetin e Vatikanit.

Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të ketë patur këtë farë ekspremizmi në besimin fetar, prandaj reagimi i KOASH duhet të nënkuptohet si reagim i ortodoksisë greke dhe jo shqiptare.

Edi Rama që e mban veten për katolik vajti u fal e u nderua me kryqin ortodoks grek nga Patriarku ortodoks i grekëve dhe asnjë shqiptar apo grek nuk u bë i gjallë.

Përse ky reagim ekstremist nga KOASH për faljen e disa katolikëve të njëjtit Zot, të njëjtës bibël në kishën ortodokse të Labovës?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here