Bankat krijojnë fondin në rast krize

Banka e Shqipërisë miratoi vendimin që i hap rrugë ngritjes së një fondi të posaçëm garancie, i cili do të përdoret për të mbuluar humbjet e bankave në rast krizash.

Paratë e fondit do të paguhen nga vet bankat. Sipas ekspertëve, fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme duhet të plotësohet brenda vitit 2027, nga kontributi vjetor që duhet të derdhë sektori bankar.

Gjatë krizës së vitit 2008, shumë qeveri të vendeve europiane u detyruan të shpenzonin taksat e qytetarëve për të shpëtuar bankat.Që kjo të mos përsëritet, Bashkimi Europian ka urdhëruar vendet anëtare dhe ato kandidate të ngrenë fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Madhësia e fondit varet nga treguesit e sistemit bankar. Por, sipas llogarive paraprake, ai do të jetë mbi 60 milionë dollarë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *