Amnistia/ Tatimet: 2 563 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja me kusht e detyrimeve. Vlera totale e kompensuar dhe e fshirë

0
42

 

Ka filluar faza e katërt e fshirjes automatike të detyrimeve me dhe pa kusht për periudhën para 31 Dhjetor 2010 dhe fshirja e detyrimeve tatimore që falen me kusht për periudhat tatimore nga Janari 2011 deri në Dhjetor 2014, ku aktualisht kanë përfituar 2,563 tatimpagues.

Kështu thuhet në një njoftim të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku ndër të tjera theksohet se “në zbatim të ligjit nr. 33/ 2017 “Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi përmbylli me sukses procesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat si dhe fshirjen automatike të detyrimeve të papaguara të interesave për pagesë të vonuar si edhe çdo penaliteti për të cilin nuk ka principal të papaguar, për periudhat tatimore deri më 31.12.2010, ka filluar dhe është në proces faza e katërt e fshirjes automatike”.

Sipas Tatimeve nga fshirja automatike janë kompensuar me gjendjen kreditore të TVSH-së dhe të tatimeve të tjera 81,663,834 lekë detyrime tatimore, si dhe janë fshirë 753,853,648 lekë detyrime të papaguara.

“Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike në sistem njoftimin përkatës. Procesi i fshirjes automatike po vijon hap pas hapi me të gjithë tatimpaguesit, të cilët sipas ligjit përkatës përfitojnë nga fshirja/shuarja, me dhe pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principale të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara. Kujtojmë se tatimpaguesit duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja.Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjendet i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni””,thuhet në njoftimin e DPT-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here