DAESH godet dhe në Afganistan

0
84

Edhe pse u zbua pak ditë më parë nga e ashtuquajtura kryeqendra e tij, Raqqa, një goditje rrënuese kjo për Shtetin Islamik, ekstremistët e grupit të dhunshëm xhihadistë vazhdojnë të mbeten aktive e kanë marrë përsipër sulmin në xhaminë “Imam Zaman” të Kabulit ku vdiqën 39 vetë.

ISIS-i ka shenjëstruar edhe me pare xhami shiite në pjesë të ndryshme të Afganistanit. Një shpërthim i dytë, këtë herë në një xhami sunite të provincës së Ghor, provincë që mori 20 jetë njerëzish. Dy episodet e fundit të dhunës e çojnë në 176 numrin e personave të vrarë nga bombat në mbarë vendin brenda kësaj jave, duke e bërë atë më vdekjeprurësen e muajve të fundit.

Dëshmitarët dhe zyrtarët e sigurisë i thanë Zërit të Amerikës se autori i goditjes ne xhaminë Imam, të ndodhur në zonën perëndimore Dashti Barchh të kryeqytetit, hyri në mesin e besimtarëve e aty hodhi veten në erë. Mes viktimave të sulmit kamikaz kishte dhe gra e fëmijë.

Të enjten, mësymja me bomba dhe armë zjarri në krahinën e Kandaharit bëri të vriteshin të pakten 43 ushtarë. Sulmuesit pothuajse e fshinë nga faqja e dheut bazën e ushtrisë afgane në Maiwand. Të martën ndërkohë një sulm mbi shtabin e policisë në krahinën Paktia la pas vetes 60 të vdekur dhe 300 të plagosur. Mes të vrarëve ishte edhe vetë shefi i policise lokale. Në të njëjtën ditë pati një goditje të ngjashme në provincen  Ghazni, ku vdiqen 20 vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here