Kriteret e daljes në pension për vitin që vjen pësojnë ndryshime, jo vetë kundrejt rritjes së moshës, por edhe vjetërsisë kontributive të kërkuar, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Në mënyrë të detajuar, për burrat mosha e daljes në pension pëson ndryshime vetëm për personat që kanë punuar në profesionet e kategorisë së parë, e cila shtohet me 6 muaj (62 vjeç e 6 muaj), ndërsa për punonjësit e dy kategorive të tjera, mosha e daljes në pension mbetet po 65 vjeç. Vjetërsia kontributive e kërkuar si kusht për të përfituar pension për herë të parë, pëson rritje me 4 muaj më shumë për të tria kategoritë e profesioneve. Kështu burrat kanë të drejtë të përfitojnë pension të plotë pleqërie përgjatë 2018-­ës, kur kanë të konfirmuar në librezë si vjetërsi pune 36 vite e 4 muaj. Ndryshimi i kritereve për femrat parashikon që mosha e daljes në pension të shtohet me 6 muaj për aplikueset që kanë kryer punë të kategorisë së parë, si dhe me nga dy muaj për aplikueset që kanë kryer punë të grupuara në kategorinë e dytë dhe të tretë të skemës së pensioneve. Në këto kushte, përgjatë  vitit 2018­  do të dalin në pension femrat që kanë moshën 57 vjeç e 6 muaj për kategorinë e parë, si dhe 60 vjeç e 8 muaj për përfitueset që kanë kryer punë të dy kategorive të tjera. Rritje do të pësojë edhe vjetërsia kontributeve që duhet, e cila shtohet me nga 4 muaj vetëm për aplikueset që kanë kryer punë të kategorisë së dytë dhe të tretë.

Për llogaritjen e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/2014, neni 18, i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet si më poshtë: 1. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

  1. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social.
  2. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/2014 (i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993).

    Sipas nenit 33 të ligjit 104/2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Llogaritja

Në rastin e mësipërm, në qoftë se ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0.5 = 9% * 17 356 = 1 562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën 17 356 + 1562 = 18 918 lekë. Për sa i përket pensionit të pleqërisë në Shqipëri, sipas legjislacionit shqiptar, ligji 104/2014, neni nr. 16 (i cili ndryshon nenin 31 të ligjit 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”), përcaktohet si më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur: a) kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; b) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Ashtu sikurse theksohet dhe më lart, për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributive jo më pak se 15 vite kontributive dhe mosha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here